TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kullotat e fshatit Likomil në Dropull janë përfshirë nga flakët ditën e sotme, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në një pjesë të konsiderueshme të territorit.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Dropullit të mbështetura edhe nga një pjesë e repartit të Gjirokastrës për të shuar zjarrin.
Megjithatë flakët janë favorizuar edhe nga era e fuqishme dhe raportohet se janë duke avancuar drejt zonës së banuar, edhe pse deri tani nuk shfaqet një rrezik konkret.