AKTUALITET, 18 Gusht 2023, 14:49

I nxehti afrikan sërish në Shqipëri, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me motin

I nxehti afrikan sërish në Shqipëri, ja çfarë pritet

Fundjava do jetë me shi dhe temperatura shumë të larta! Këtë parashikim ka bërë sinoptikania e njohur Lajda Porja.

Sipas saj dita e nesërme do të përfshihet nga reshje shiu, por temperaturat do jenë mbi 38 gradë. Sipas saj, vala e të nxehtit që vjen nga veriu i Afrikës do prekë Shqipërinë, ku do sjellë temperatura deri në 40 gradë.

Deri më 25 gusht, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura shumë të larta.