TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori Sokol Bizhgën, kreun e Forcave Operacionale në polici.
Bizhga është paditur për shpërdorim detyre, për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së 8 janarit në Selinë Blu.
Sipas grupit të Rithemelimit të PD-së, me sasinë gazit lotsjellës të hedhur gjatë protestës, policia rrezikoi shëndetin e protestuesve.
Prej sasisë së konsiderueshme të gazit lotsjellës që u hodh, një numër i madh protestuesish u panë duke u shpërndarë nëpër Lanë në përpjekje për të marrë veten.
Godina e PD-së dhe të gjitha hyrjet e saj u rrethuan nga policia pas thirrjes që Lulzim Basha i bëri për të ndërhyrë.
Komisioni i Rithemelimit ka paditur në SPAK edhe deputetin demokrat Kreshnik Çollaku. Padia në SPAK është depozituar për deklaratat e Çollakut në kryesinë e PD, pas protestës së 8 janarit. Komisioni i Rithemelimit e padit Çollakun për shpifje pasi “foli për influenca ruse në protestë.”
Më herët gjatë ditës, Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka paditur në SPAK, Spartak Brahon për shkak të një deklaratë të bërë prej tij pak para protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së.
Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur demokratët do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.