AKTUALITET, 28 Janar 2022, 11:50

Pa drita dhe në kushte të vështira ekonomike/ 67-vjeçarja u gjet e vdekur në banesë, drejtori i OSSHE në Fier: Ja çfarë kërkuan familjarët

Pa drita dhe në kushte të vështira ekonomike/ 67-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë u raportua në Fier, ku një  67-vjeçare humbi jetën nga i ftohti.

67-vjeçarja Liljana Sema u gjet e vdekur në banesën e saj për shkak të temperaturave të ulëta.

Sema jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike, në një godinë totalisht të shkatërruar.

Sikur të mos mungonte vështirësia ekonomike, 67-vjeçares i ishin ndërprerë edhe dritat. Temperaturat e ulëta dhe mungesa e dritave ka rënduar edhe më shumë gjendjen e 67-vjeçares e cila nuk i ka mbijetuar dot të ftohtit.

Djali i 67 vjeçares, Kushtrimi, ka thënë se nënën e tij e kanë gjetur të ngrirë nga i ftohti, ndërsa edhe një rezistencë që i kishte blerë për ditëlindje nuk kishte ku ta lidhte pasi nuk kishte energji elektrike.

Por një deklaratë ndryshe ka bërë drejtori i OSHHE-së për Fierin Arjan Fasko.

Ai ka thënë se kanë qenë vet familjarët ata të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e energjisë elektrike të banesës, ndërsa debia e saj është mbartur ndër vite.

‘Debia e saj është e mbartur  ndër vite, kanë qenë vet familjaret që kanë kërkuar ndërprerjen me energji elektrike të banesës.

Edhe nëse ajo ka banuar aty, askush nuk ka ardhur që të kërkojë lidhjen që të furnizohej me energji elektrike banesa.

Në atë banesë nuk ka jetuar njeri, me raportuan punonjësit dhe askush nuk ka kërkuar rilidhjen e energjisë elektrike’, ka thënë ai.

Pa drita dhe në kushte të vështira ekonomike/ 67-vjeçarja

Pa drita dhe në kushte të vështira ekonomike/ 67-vjeçarja