TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste mbledh ditën e sotme Kryesinë te selia rozë. Kryesia e PS do të mblidhet në orën 17:30.
Në fokus të kësaj mbledhjeje do të jenë zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnjë e Rrogozhinë.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Kryesisë, Partia Socialiste do të publikojë edhe emrat e kandidatëve, që do të garojë për kryebashkiakë në zgjedhjet e 6 marsit.