AKTUALITET, 28 Janar 2022, 12:56

Sherr me thika në Berat, dy persona përfundojnë në spital me plagë të shumta

Sherr me thika në Berat, dy persona përfundojnë në spital me

Një plagosje me thika ka ndodhur këtë mesditë në Berat.

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku në sherr e sipër kanë përdorur edhe mjetet prerëse.

Shtetasit Artur Gjata dhe Ervis Kanani kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit.