AKTUALITET, 28 Janar 2022, 10:53

Pako e dyshimtë në qendër të Elbasanit, policia evakuon dhe rrethon zonën

Pako e dyshimtë në qendër të Elbasanit, policia evakuon dhe

Një alarm për bombë është dhënë pak minuta më parë në qendër të Elbasanit.

Raportohet se është konstatuar një pako e dyshimtë, gjë që ka vënë menjëherë në lëvizje policinë, e cila ka evakuuar dhe rrethuar zonën.

Pakoja është pikasur rastësisht nga kalimtarët. Ata kanë dëgjuar një zhurmë dhe më pas kanë parë pakon e dyshimtë të vendosur në rrugë.

Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje edhe policia, e cila ka evakuuar gjithë zonën.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë të fushës së eksplozivëve, si dhe një shërbim zjarrfikës, të cilët po bëjnë verifikimin e llojit të eksplozivit për të bërë pas edhe shpërthimin e tij.

Nga ana e saj, policia ka vendosur një perimetër të gjatë sigurie.