TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nardi dhe Adelina kanë krijuar “perandorinë” e rosave në Fishtë të Lezhës. Një zanat të cilin Nardi e ka pasion por dhe pak të trashëguar e ndërsa për Adelinën e cila ishte studente kur u njoh me të shoqin nuk ka qenë aspak e lehtë, por siç thotë vete ajo “bashkimi bën fuqinë.”
Një punë tashmë ë kthyer familjare që secili ka detyrat e tij ku po ashtu dhe fëmijët janë të angazhuar sidomos vajzat, pasi turistët janë të shumtë në zonë dhe interesi është i lartë për t’i vizituar. Për Nardin pandemia ishte periudha më e vështirë në këto vite, e ndërsa për Adelinën fillimin e kujton si kohën më të vështirë.
Edhe pse Adelina kishte ëndrra të tjera për jetën e saj nuk është aspak e penduar për atë ç’ka bën sot për të mirën e familjes siç thotë ajo, e kënaqësia më e madhe është kur punon e gjithë familja sëbashku.