AKTUALITET, 24 Shkurt 2024, 19:39

Moti i keq përfshin Gjirokastrën, rrëshqitje toke dhe mungesë energjie në zonat malore

Moti i keq përfshin Gjirokastrën, rrëshqitje toke dhe

Zona e Gjirokastrës është përfshirë këtë të shtunë nga reshje intensive shiu dhe erë e fortë. Moti i keq ka shkaktuar probleme kryesisht në zonat malore përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

Për shkak të erës së fortë në disa fshatra malorë të Qarkut Gjirokastër është dëmtuar rrjeti i shpërndarjes duke krijuar ndërprerje në furnizimin me energji. Stafet e OSSH po ndërhyjnë në terren për riparimin e defekteve.

Reshjet intensive kanë shkaktuar rrëshqitje tokë edhe në disa rrugë rurale ndërsa është ndërhyrë me mjete të rënda për largimin e dherave nga segmentet rrugore si dhe evitimin e problemeve për qarkullimin e mjeteve.