TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky është Neki Zhupani, i cili nuk njihet vetëm në Gramsh, por në mbarë vendin. Ai në profesion është polic në komisariatin e policisë Gramsh, por lidhjen me muzikën e nisi në moshën 13-vjeçare.
“Historia ime me këngën ka filluar që kur unë kam qenë 13 vjeç, ku merrja pjesë me grupet e shkollës. Më pas e kam pasuruar atë me këngë të kënduara nga zona ku unë jam rritur. Unë këngën e kam të trashëguar nga mamaja ime, e cila këndonte bukur dhe kërcente vallen dyshe”, tregon ai. Ndërthurja e dy profesioneve në pamje të parë duket e vështirë, por për Nekiun nuk ka qenë aspak e tillë.
“Kur ti këndon një këngë të bukur në skenë dhe të duartrokasin, ti ke dhënë një mesash të bukur tek spektatori jot. Po kështu është edhe puna e policisë, kur ty të vjen qytetar,i i cili ka një problem dhe zbaton ligjin , aty ai ndjen që ka ardhur sepse ka besim. Pasi mbaroj punë me punën e policit, ulem me koleget dhe ju them: Sot kam kënduar një këngë të bukur, po pse me thonë? Sepse sot kam zgjidh disa probleme te qytetarëve të mi. Ashtu siç realizoj një këngë të bukur kur duartrokitem ashtu kam marrë dhe sot mirësinë e qytetarit për hallin që kam zgjidhur”, -thotë Nekiu për euronews.
Thuajse të gjitha këngët e tij janë patriotike dhe kanë mesazhe domethënëse për shoqërinë. Zhupani ndër të tjera shton faktin se kënga është ambasadori më i mirë që lidh kombet. “Unë kam bërë rreth 40 klipe dhe rreth 50 koncerte në të gjitha skenat e Shqipërisë. Me ansamblin “Miqësia”, unë kam dalë edhe jashtë shtetit, kam qenë në Itali, në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Beograd. Kënga është ambasadori më i mirë që lidh kombet, shtetet, njerëzit dhe emocionet e tyre”, shprehet ai.