AKTUALITET, 24 Shkurt 2024, 14:56

Shqiptari futet në banesën e 28-vjeçares dhe tenton ta përdhunojë, e reja e kafshon dhe largohet, por...

Shqiptari futet në banesën e 28-vjeçares dhe tenton ta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 30 vjeçar shqiptar ka hyrë në shtëpinë e një 28-vjeçareje dhe ka tentuar që ta përdhunojë. Shqiptari ka hyrë në shtëpinë e saj në Keratsini të Greqisë, në rrugën “Feron”.

Teksa ka parë 28 vjeçaren duke fjetur ka tentuar që ta përdhunojë nën kërcënimin e një thike që mbante në dorë, raportojnë mediat greke. Pasi gruaja e ka parë hajdutin ajo është përleshur me të përreth një orë.

30 vjeçari e ka goditur në mënyrë të dhunshme dhe vajza është plagosur në duar nga thika e tij. Fatmirësisht ajo i ka rezistuar sulmit, pasi ka kafshuar agresorin dhe ia ka mbathur nga ai.

Ngjarja ka ndodhur në fund të janarit, por efektivët e policisë kanë e kanë arrestuar  autorin vetëm para dy ditësh, të enjten e 22 shkurtit.

Shqiptari ka qenë i dënuar edhe më përpara për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”.