TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ditën e dytë të festës së Karnavaleve në Shkodër vëmendjen kryesore e kanë marrë të rinjtë e gjimnazeve me maskat veneciane dhe kostumet shumëngjyrëshe që i kanë dhënë gjallëri rrugëve të qytetit.
Që prej ditës së djeshme, në kryeqendrën e veriut, ka nisur festa e Karnavaleve që pritet të zgjasë për 3 ditë duke sjellë atmosferë festive në të gjithë qytetin.
Mbrëmjen e djeshme, bashkia e Shkodrës dhuroi spektakël dritash që u ndoq nga qindra qytetarë. Dy ditët e para i janë dedikuar fëmijëve të shkollave të qytetit, ndërkohë që e diela (25 shkurt) premton një spektakël më vete me karvanin e karnavaleve që do të përshkojë rrugët e Shkodrës.