AKTUALITET, 24 Shkurt 2024, 18:41

2-vjetori i nisjes së luftës, Meta ndan foton me Zelenskyn: Partia e Lirisë mbështet Ukrainën

2-vjetori i nisjes së luftës, Meta ndan foton me Zelenskyn: Partia e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me dy vjetorin e nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta ka ndarë një foto me presidentin Zelensky dhe shpreh mbështetjen për Ukrainën.

Sipas tij rezistenca e popullit ukrainas në luftën për liri është një frymëzim për mbarë botën.

“Dy vjet më parë Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Rusisë. Prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri dhe dinjitet, në mbrojtje të atdheut.

Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe në mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj deri në rivendosjen e plotë të paqes dhe garantimit të sovranitetit shtetëror”, shkruan Meta.