AKTUALITET, 30 Gusht 2023, 18:11

PD ende pa kandidat për Kukësin/ Çollaku: Primaret e Berishës, proces i njëanshëm dhe përjashtues

PD ende pa kandidat për Kukësin/ Çollaku: Primaret e

Partia Demokratike ende nuk e ka një kandidat për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Kukësit, që do të zhvillohen më 24 shtator.

Në një intervistë për ABC News, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se vendimin për të pasur ose jo një kandidat, do i takojë PD-së dega Kukës.

Primaret e Sali Berishës në Kukës, Çollaku e cilësoi si një proces të njëanshëm dhe përjashtues.

“Kemi zgjedhje në Kukës. Do të ishte një mundësi shumë e artë për të mundur të krijonim një lloj rotacioni politik në Kukës. Jemi dëshmitarë se nga Partia Demokratike dega Kukës, në mënyrë intensive për të shkuar një kandidature opozitare demokrat të unifikuar, të përbashkët me demokratët. Kjo përpjekje u refuzua siç ju e patë nga zoti Berisha dhe nga Rithemelimi. Vrapuan të kryejnë një proces të njëanshëm, shumë të kufizuar, kanë marrë pjesë rreth 600 vetë. Porces totalisht i njëanshëm, përjashtues për pjesën tjetër.

Ne, si në 14 maj, me vendim të Kryesisë, ia kemi lënë vendimmarrjen finale, PD-së dega Kukës, Kryesisë së saj, kryetarit të saj, dhe janë ata që do e japin vendimin e fundit, nëse do të marrin pjesë me një kandidat dhe mendohet një kandidat shumë cilësor si zoti Rexhmati, apo jo. Jemi në ditët e fundit të kësaj vendimmarrje, kështu që ne si Kryesi në Tiranë, presim verdiktin e tyre.

Sigurisht, ajo do të kalojë përmes një miratimi të Kryesisë qendrore. Por peshën kryesore të kësaj vendimmarje do e ketë dega në Kukës. Jemi në pritje të kësaj vendimmarrje”, theksoi ai.