AKTUALITET, 30 Gusht 2023, 17:09

Rama takohet me zyrtarin amerikan, zbardhen diskutimet

Rama takohet me zyrtarin amerikan, zbardhen diskutimet

Edi Rama është takuar sot me të ngarkuarin e SHBA me punë në Shqipëri, David Wisner.

Siç njofton ambasada amerikane, ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Rama takohet me zyrtarin amerikan, zbardhen diskutimet

Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.