AKTUALITET, 30 Gusht 2023, 15:46

U kap me 21 kg lëndë plasëse, Albi Mecini dyshohet se do të vriste një emër të njohur të botës së krimit në Fier

U kap me 21 kg lëndë plasëse, Albi Mecini dyshohet se do të

Albi Mecini dyshohet se do të vriste në Fier një emër të njohur të botës së krimit të këtij qyteti.

Burime pranë policisë e mbajnë të fshehur identitetin e tij në kuadër të hetimeve, sipas ReportTv.  Lidhja e tij me zhdukjen e dy miqve Fatmir Sulollari dhe Leonard Thodhori është provuar shkencërisht.

Brenda automjetit të sekeustruar disa kohë më parë janë përftuar profile gjenetike AND-je, të cilat bëjnë hetuesit të dyshojnë se ai është një prej autorëve.

Rezulton që Albi Mecini të jetë me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.