AKTUALITET, 30 Gusht 2023, 12:41

Berisha: SPAK duhej të urdhëronte Ramën dhe Beqajn të kthenin paratë e vjedhura

Berisha: SPAK duhej të urdhëronte Ramën dhe Beqajn të

Ish -kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat i ndalur tek koncesioni i sterilizimit u shpreh se SPAK duhet të urdhëronte Ramën dhe Beqajn që t’i kthenin paratë e koncesionit.

Natyrisht – tha Rama- ata nuk mund të kthejnë asnjë qindarkë, por u shpreh se do jenë qytetarët shqiptarë ata që do t’ia nxjerrin për hunde.

“Neni 118 i Kodit të Procedurave Administrative parashikon se të gjitha pagesat, kontributet që janë tashmë paguar nga pala ose organi publik, duhet të kthehen.

Masat e kthimit të pagesave dhe kontributeve, përcaktohet në aktin e anulimit.

Pra, duhej të ishte SKAP-i i partisë që të urdhëronte Edi Ramën dhe Ilir Beqajn, muratorin e tyre, të rikthenin paratë e vjedhura taksapaguesve shqiptarë.

Por natyrisht Edi Rama dhe Ilir Beqaj nuk mund të kthejnë kurrë qoftë dhe një qindarkë.

Ata po bëjnë gjithçka që të vazhdojnë vjedhjen e tyre.

Janë qytetarët dhe vetëm qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, ata që do u nxjerrin për hunde, paratë e vjedhura Edi Ramës dhe Beqës së tij”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se SPAK amnistoi edhe kontratën e korrupsionit të sterilizimit duke mos e shpallur të pavlefshme.

“Në Kodin e Procedurës Administrative parashikohet se pavlefshmëria absolute e aktit, mund të nxirret nga ministri i linjës, ku aktualisht është zonja mëkatare Manastirliu, e cila  në kohën e koncesionit, ishte drejtore e QSUT, dhe i ka dhënë koncesionarit, pa qira, pajisje, ambiente, pa paguar drita, ujë, avullin, etj. Natyrisht përkundrejt shpërblimeve personale.

Person tjetër që mund të nxjerrë këtë akt të pavlefshëm është Këshilli i Ministrave. Por largqoftë se Edi Rama mund të ngrihet kundër interesave pasurore të Edi Ramës. Ndaj ai bëri të kundërtën, vrapoi për të mbrojtur vjedhjen e dytë të shekullit.

Personi tjetër që mund të nxjerrë këtë akt të pavlefshëm është ILDKPKI.

Deri më sot, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor, pavarësisht se kontrata duhej shpallur menjëherë e pavlefshme.

Këtë nuk e ka bërë as SPAK, që aministoi Ilir Beqajn, dhe vetvetiu amnistoi edhe kontratën e korrupsionit të Edi Ramës.

Çdo organ publik i ngarkuar me ligj ka detyrën absolute të konstatojë pavlefshmërinë e aktit kur bie në dijeni”