AKTUALITET, 30 Gusht 2023, 17:45

'Sakrificë e qytetarëve'/ Balluku 'përgëzon' uljen e konsumit të energjisë elektrike

'Sakrificë e qytetarëve'/ Balluku

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur optimiste për uljen e konsumit të energjisë elektrike, teksa shprehet se kjo është një arritje e qytetarëve dhe Qeverisë.

Në një reagim në rrjete sociale, ministrja shprehet se arritja e këtij rezultati është rezultat i implementimit të strategjisë së diversifikimit të burimeve energjetike, e cila po aplikohet tashmë prej disa vitesh në vendin tonë, por edhe politikave të efiçencës së energjisë.

Sipas saj këto rezultatet lidhet me fuqinë energjetike të instaluar tashmë nga abonentët familjarë, por edhe bizneset që arrijnë në mbi 120 MWH.

Në këtë pikë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë i referohet iniciativave të ndërmarra për mbështetjen e këtyre dy grupeve.

Postimi i plotë: 

Për ata që gjëmojnë lajmet e errëta edhe ku ka dritë plotë dhe aty ku ka arsye për të vlerësuar arritjet, pasi janë sakrifica të përbashkëta, të qytetarëve dhe të Qeverisë, dua të sqaroj opinionin publik që disinformohet rregullisht. Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë, ndaj dhe kemi nisur prej kohësh të implementojmë strategjinë e diversifikimit të burimeve energjetike. Gjithashtu politikat tona të efiçencës energjetike , kanë dhënë rezultatet e para.

Rënia e konsumit ka të bëjë me 2 fakte optimiste për vendin tonë me të cilat duhet të krenohemi:

-Mbi 120MWH të instaluara për vetë konsum nga biznese dhe abonentë familjarë.

Mjafton të kujtojmë mbështetjen që Qeveria Shqiptare i jep secilit prej këtyre dy grupeve, nga panelet për ngrohjen e ujit dhe deri tek 500 kw e shkëmbimit.

Arsyeja e dytë është pa diskutim meritë e punës së palodhur të punonjësve të OSHEE
-Ulje e humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjetin e shpërndarjes.

Arritjet e targeteve duhen vlerësuar, sektorit duhet ti njihet progresi i jashtëzakonshëm dhe ne fjalët nuk na trembin pasi për ne flasin rezultatet.