TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.
Me 120 vota pro, 3 abstenim dhe 0 kundër, u votua ngritja e komisionit të posaçëm për reformën territoriale.
Ndërkohë për komisionin e reformës zgjedhore, deputetët votuan 119 pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike e cila ka kërkuar ngritjen e këtyre dy komisioneve parlamentare.
Kuvendi gjithashtu miratoi dhe ndryshimet Kushtetuese per zgjatjen e mandatit për organet e vetingut.