AKTUALITET, 10 Shkurt 2022, 17:02

Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik vetëm në Bashkinë e Vorës

Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik vetëm
Kryetari Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të zbatohet vetëm në bashkinë Vorë. Ky ishte vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e KQZ.

Caktimi i bashkisë Vorë ku do të zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave. Projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave u zbatua për herë të parë në 25 prill në ZAZ numër  40 qarku Tiranë. E njëjta procedura do zbatohet në bashkinë Vorë të qarkut Tiranë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki me 6 mars”, u tha në mbledhje.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë, kanë kërkuar të marrin pjesë 11 parti politike.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka regjistruar si garues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit koalicionin "Shtëpia e Lirisë".

Komisionet zgjedhore tashmë janë ngritur, dhe janë përcaktuar vendet e numërimit të votave, ndërsa në bashkinë Vorë pritet të zbatohet projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave.