TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Lezhën. Një person ka humbur jetën në spitalin rajonal për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Personi ndërroi jetë në spitalin e Lezhës, pasi ishte dërguar aty në gjendje të rëndë shëndetesore.
Viktima është shtetasi me inicialet A.D.
Policia në një njoftim paraprak për mediat sqaroi se viktima dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri, por hetimet po vijojnë për të zbardhur ngjarjen.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale “arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja”, thanë blutë e Lezhës.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.