AKTUALITET, 10 Shkurt 2022, 18:46

Lulzim Basha dorëzohet te mazhoranca, voton zgjatjen e vettingut pasi e quajti "projekt mafioz"

Lulzim Basha dorëzohet te mazhoranca, voton zgjatjen e vettingut pasi e

Në Kuvendin e Shqipërisë, është miratuar me 118 vota pro zgjatja e afateve të vettingut deri në vitin 2024. Asnjë deputet nuk ka votuar kundër, ndërsa katër kanë abstenuar. 

Mazhoranca nuk mund ta kalonte këtë proces pa votat e Lulzim Bashës, i cili i ka vënë deputetët që komandon në parti, të votojnë pro zgjatjes së vettingut. 

Në të shkuarën, Lulzim Basha e ka quajtur procesin e vettingut, një plan mafioz që ishte ndërtuar për të kapur drejtësinë. Sot, ai ka dhënë votat për të zgjatur pikërisht këtë projekt. 

Ditët e fundit, ambasadat e vendeve perëndimore, kanë bërë thirrje për zgjatjen e vettingut. 

Ja çfarë thoshte Basha për Vettingun në vitin 2017: