AKTUALITET, 10 Shkurt 2022, 16:32

U qëllua me plumb në kokë pas debatit me familjarët, ngjarja ndodhi në verandën e banesës! Viktima baba i dy fëmijëve, nga kamerat e sigurisë…

U qëllua me plumb në kokë pas debatit me familjarët, ngjarja
Foto ilustrim

I riu Amaros Deda, i cili humbi jetën pasditen e sotme në Lezhë, mësohet se është qëlluar me plumb në kokë pas një debati në familje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në verandën e banesës së tyre në Shenkollë të Lezhës.

32-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk arriti të mbijetojë.

Sipas uniformave blu dyshohet se babai i dy fëmijë është vetëvrarë. Ndërsa pritet që të këqyren kamerat e sigurisë së banesës për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Në një reagim zyrtar, policia e Lezhës njoftoi se është sekuestruar arma e zjarrit , me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.

Sakaq hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.