TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një protestuese përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se fjala e lirë nuk mund të mbyllet me zinxhir siç ndodh me dyert.
Ajo shtoi se do të protestojë për banesën e saj derisa të merret seriozisht nga zyrtarët.
“I themi parlamentarëve tanë se mund t’i mbyllni të gjitha dyert me zinxhirë, por fjalën e lirë nuk e mbyllin dot me zinxhir.
Ne po protestojmë prej pesë muajsh për pasurie tonë që e kemi të shenjtë.
Nuk kemi dal të protestojmë kundër pushtetarëve, Kërkesa: Le të ndërtohet projekti, por përpara se ta bëni çdo veprim duhet të mbroni qytetarët.
Nuk jemi përfitues, po kërkojmë vetëm një të drejtë imediate, protestat do të vijojnë deri në momentin që do të marrin një përgjigje serioze nga një shtet aspak serioz,”- u shpreh ajo.