TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë, një prej automjeteve ka përfunduar në kanal në anë të autostradës.
Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital.
Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.