AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 19:04

Kryemadhi publikon çertifikatën personale të Metës: Po e ndihmoj unë SPAK-un...

Kryemadhi publikon çertifikatën personale të Metës: Po e

Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjetet sociale çertifikatën e Ilir Metës dhe shkruan se me këtë veprim po ndihmon SPAK-un, i cili kishte kërkuar zyrtarisht nga Gjendja Civile informacion mbi gjeneralitetet e ish Presidentit. 

"Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t'ju ndihmoj edhe për inceneratorët", shkruan Kryemadhi. 

Kryemadhi publikon çertifikatën personale të Metës: Po e