TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e nesërme, ambasadorja amerikane Yuri Kim do të takohet me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe deputetin Enkelejd Alibeajn.
Pritet që takimi me Ballën të zhvillohet në orën 10 e 30 dhe një orë pas do të jetë takimi me Enkelejd Alibeajn. Këto takime pritet të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit.
Ndërkohë sot në ambientet e KQZ-së, ambasadorja u takua dhe me Monika Kryemadhi nga Partia e Lirisë, deputeten e PD-së Jorida Tabaku dhe Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.