AKTUALITET, 15 Shtator 2022, 13:32

Financimi rus me 500 mijë dollarë për PD, Gjiknuri flet pas takimit në KQZ me Yuri Kim: SHBA e shqetësuar për influencat e huaja

Financimi rus me 500 mijë dollarë për PD, Gjiknuri flet pas

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zbardhur takimin që ka zhvilluar sot me ambasadoren e  SHBA-ve Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë të partive politike, Monika Kryemadhi dhe Jorida Tabakut.

Ai theksoi se fokusi i diskutimit ishte mbi raportin e bërë dje publik financimin e partive politike apo organizatave të ndryshme nga Rusia.

“Jemi të angazhuar ndaj çdo lloj akti që tashmë disa prej tyre janë bërë publike, siç është ai i Komunitetit të Inteligjencës. Duhet të marrim shembull se si ne partitë politike të mos përfshihemi në këto financime. Këto janë gjera teknike që do i bëjmë në vijim.

Do të forcohen dispozitat për fushatën zgjedhore. Fokusi ishte shqetësimi që kanë aleati jonë, SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, kryesisht ruse, në partitë politike, por dhe organizmave mediatike.

Nuk ishte biseda teknike, apo masat që do merren. U transmetua shqetësimi që u nis nga raporti i fundit. Këto shqetësime janë reale që këto gjëra mos të përsëriten në të ardhmen.”, tha Gjiknuri.