TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Spartak Ngjela thotë se në kohën e financimit rus në PD, pra në vitin 2017, kryetar de facto i partisë ishte Sali Berisha. Edhe pse kryetari i partisë ka qenë Lulzim Basha, për avokatin, pas daljes së financimeve ruse, kryetar ka qenë Berisha...
Përmes një lidhje në Skype në studion e MCN TV, Ngjela u shpreh se beson, që çështja mund të rihapet dhe të rihetohet nga SPAK.
Avokati thotë se, ngjarja e re tregon që ka vazhdimësi për goditjen e pozicioneve anti-amerikane në Shqipëri.
"Financime edhe mund të ketë sepse ajo duhet parë në sistemin ligjor, si merren financimet e një partie, si denoncohen, si legalizohen. Ligji ynë është me probleme me sa kam unë parasysh. Por duhet parë nëse është vepër penale apo jo. Duhet parë me shumë kompetencë. Ajo që vërej unë në këto momente është që financohen nga një shtet kundërshtar i Shqipërisë dhe Uashingonit, kjo është e rëndë. Pyetja që ngrihet është kjo ç’e ka shtyrë PD-në të financohet nga Moska në një kohë që është armik shekullor i Shqipërisë. Të gjitha mblidhen dhe konvergohen në një pikë. Kjo është përgjegjësi e madhe ndaj kombit.
Nuk mendoj që është çështje kaq e thjeshtë, megjithëse media po e merr seriozisht. Por jo të gjitha mediat e marrin shumë seriozisht. Ka media që s’janë të pastra në funksion të Moskës. E kam si bisedë nga qarqe që dinë diçka. Por fakti që s’kemi emri s’kemi pse e zgjasim. Sipas burimeve të mia ka edhe media që financohen. Rëndësi ka ato që financohen mbajnë qëndrim pro shqiptar apo anti-shqiptar.
Çështja duhet të hetohet. Do ta marrë SPAK apo jo, kjo has diskutime. Po e mori SPAK-u hetimi do jetë shumë i thellë. Pushimi i çështjes nuk përfaqëson gjë. Hapet sa herë del një provë e re. Pyetja ime është do ta marrë SPAK në dorë që ta çojë hetimin deri në fund? Ta shikojmë. Me këtë paraqitje mediatike dhe seriozitet, duke u nisur nga DASH dhe sidomos nga VOA mendoj që do të ketë hetim. Do të riçelet hetimi”.
I pyetur nëse mund të shpallet Basha “non grata” nga SHBA, Ngjela shprehet:
"Nuk di çfarë të them, do të ishte hamendje. Basha s’po mban qëndrim. Është nisur nga fakti që ka marrë një pushim, në një gjykim pa prova. Duhet të kemi parasysh që në 2017-ën gjykatat shqiptare kanë qenë pothuajse të korruptuara. Shpresën e kemi te SPAK-u. Nëse SPAK e merr si çështje dhe rihap hetim do ta shohim hap pas hapi si do ecë procesi penal. Që është e rëndë është e rëndë. Në funkson të interesit kombëtar, dinjitetit kombëtar dhe aleancës shqiptaro-amerikane ka qenë dëmprurëse”.
Ngjela vë në dukje se në vitin 2017 kur është kryer financimi rus në PD, kjo parti sipas tij, kontrollohej nga Berisha.
"Duhet të kuptohemi që në kohën kur është bërë financimi Basha ka qenë kryetar ‘de juro’ i partisë. Kryetari 'de facto' ka qenë Saliu, atë e dinë edhe pulat. Ai ishte një i preferuar i Saliut, që e mori nga hiçi e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryetar partie. Ishte investim i Saliut. Basha nën influencën e politikës amerikane, kur Saliu doli ‘non grata’, e përjashtoi nga grupi parlamentar. Nëse Saliu do ta kishte pranuar në mënyrë të heshtur ‘non gratën’ çarja e PD s’do ishte kaq e madhe. Çarja e PD është në favor të PS. Varet nga kontigjenti i provave që ka DASH. Do na i vënë në dispozicion? Ata thonë që po, këtë konceptuam nga kjo ngjarje e re. Ngjarja e re tregon që ka vazhdimësi për goditjen e pozicioneve anti-amerikane në Shqipëri. Pa u ekspozuar s’mund të flasim dot. Ne dimë vetëm kaq që ish-kryetari është non grata, dhe PD ka financim nga Moska. Edhe nëse ka financim dhe është i deklaruar nuk ka problem jurdik. Ka problem politik, pse nga Moska. Nëse janë mbajtur të fshehta dhe tani po dalin në shesh si veprimtari të fshehta mund të ketë edhe probleme penale. Legjislacioni ynë është i paqartë. Akuzat nëse ngrihen ka hapësirë si mund të ngrihen”.