AKTUALITET, 15 Shtator 2022, 14:39

Vlorë, zjarr i madh pranë një zone të banuar në Radhimë (video)

Vlorë, zjarr i madh pranë një zone të banuar në

Një zjarr i madh ka rënë në Radhimë të Vlorës paraditen e sotme.

Vatra e zjarrit gjendet, siç duket nga pamjet në video, pranë një zone të banuar.

Flakët fillimisht kanë përfshirë bimësinë e zonës dhe më pas janë përhapur në të dyja anët e kodrës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.