TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar në KQZ me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se është ngritur si shqetësim tentativat e Rusisë për të financuar partitë politike në Shqipëri.
“Është bërë emergjente, ngritja e barrierave që të mos deportojnë më tej financimet ruse apo të vendeve të tjera që cenojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Duke parë dhe zhvillimet e fundit politike dhe luftën në Ukrainë, apo rritjen e prezencës ruse në rajon dhe kjo është më shumë seç duhet.
Kjo është ai shqetësim që kemi ngritur me kohë. Unë kam më shumë se gjashtë vite që e kam ngritur si shqetësim, jo vetëm në jetën ekonomike, por edhe në jetën sociale nëpërmjet përdorimit të rrjeteve sociale apo mjeteve të tjera.
Përsa i përket ndërhyrjeve në financimin e partive politike, ka ardhur koha që partitë e tjera të marrin nismën e LSI-së që të gjithë donatorët ti bëjnë publik me emër dhe mbiemër! Siç i lexojnë apo padisin donatorët e PL-së sot, por të shohin edhe donatorët e partive të tjera me emra konkret.”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi ka folur dhe për denoncimin e financimin rus për Partinë Demokratike në kohën kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha. Kryemadhi tha se nuk u fol me emra konkret, por e vërteta do të dalë.
Pyetje: U përmend emri i ndonjë partie gjatë këtij takimi? A u shpreh shqetësim për zotin Basha dhe PD-në për financimet ruse në vitin 2017?
Monika Kryemadhi: "Në takim nuk u përmendën emra partish, di të them që ka një proces, ka një hetim që po zhvillohet brenda vendit dhe jashtë Shqipërisë.
Nuk do të mbetet gjë pa dalë, kush e ka gëlltitur lugën e çorbës së prishur do të vjellë gjithë jetën”.