TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha është fotografuar sot, gjatë seancës plenare, duke lundruar në i-PAD-in e tij, për lajmet më të fundit. Fotografi i LSA-së, mes të tjerash, ka fiksuar nga lozha e Kuvendit, momentet kur kryetari i PD-së lexon lajmet pas takimit të ambasadores yuri Kim në KQZ me përfaqësues të PS, PD-së së Bashës dh eish-LSI-së si dhe lajmet për 4 hakerët iranianë që rrëzuan qeverinë online të Shqipërisë.
Sot ambasadorja Yuri Kim takoi drejtuesin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, lidhur me financimin e partive politike dhe pjesë të takimit mbi njëorësh u bënë edhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Takimi ishte një ditë pas lajmit të konfirmuar nga zyrtarët amerikanë se PD-ja ka marrë fonde ruse për lobimin në vitin 2017.
Berisha dhe përkrahësit e tij deklaruan dje se kërkojnë transparencë për akuzën e bërë ndaj Bashës.