AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 15:25

Pas mbylljes së parashtrimeve në seancën paraprake, SPAK kërkon dërgimin në gjyq të Metës dhe Kryemadhit

Pas mbylljes së parashtrimeve në seancën paraprake, SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të akuzuar në të njëjtën çështje.

Gjatë seancës, prokurori i çështjes ka kërkuar dërgimin për gjykim të pesë të pandehurve, duke argumentuar se nga hetimet janë mbledhur prova të mjaftueshme për vazhdimin e procesit në themel.

Në vijim të seancës, fjalën e ka marrë ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti.