TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Michel Tarran tha se ligji për zgjedhjet në Shqipëri nuk është aty ku duhet të jetë.
Në një aktivitet të zhvilluar me KQZ, diplomati Tarran tha se inkurajon punën e Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, ndërsa theksoi se partitë politike në Parlament e kanë marrë mesazhin e rekomandimeve të ODIHR.
“Inkurajojmë punën e komisionit ad hoc për reformën zgjedhore që shpresoj që shpejt të rifillojë punën e saj. Ka disa probleme të lidhura me ligjin e zgjedhjeve që nuk është akoma sipas nesh ku duhet të jetë.
Ky është një rekomandim që bëhet nga misioni i vëzhgimit të ODIHR çdo herë. Kësaj here unë kam përshtypjen që mesazhin e ODIHR-it e kanë dëgjuar. Ne nuk ndërhyjmë në debatin politik këtu, nuk është roli unë.
Por flas unë për të gjitha partitë politike në parlament dhe kemi përshtypjen se të gjithë janë dakord që ky ligj, reforma është e nevojshme dhe do të ndihmojnë për të përmirësuar”, tha amabsadori.