AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 12:36

Akuzat/ Mori hakun për vjedhjen e shtëpisë, arrestohet adoleshenti që plagosi me thikë 34-vjeçarin! Ja si është gjendja e të dëmtuarit

Akuzat/ Mori hakun për vjedhjen e shtëpisë, arrestohet

Pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e një lokali në Korçë mbrëmjen e djeshme (4 shkurt), policia vendore ka njoftuar edhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Ai është adoleshenti 17-vjeçar me inicialet P.K., duke ngritur edhe akuzën për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 14.

Shkak dyshohet se është bërë vjedhja e shtëpisë dy vite më parë nga i dëmtuari që jetonte kryesisht në Greqi. I plagosuri është Bernard Qelemeni, 34 vjeç, i cili po mjekohet në spital në Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ishte kthyer prej disa ditësh nga Greqia dhe i mituri pas sigurimit të informacionit dhe vendndodhjes i ka shkuar në lokalin ku qëndronte, duke e sulmuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në përfundim të veprimeve të para hetimore, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, 17-vjeçarin që dyshohet se në ambientet e lokalit, dëmtoi në dorë, me mjet prerës (thikë), shtetasin B. Q., 34 vjeç, banues në Korçë”, njoftoi policia vendore për detajet e hetimit dhe dinamikën e krimit.

I dëmtuari po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se Benard Qelemeni, i cili kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi, ka vjedhur banesën e autorit dy vite më parë dhe pasi adoleshenti e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.

Nga dëshmitë dhe hetimet paraprake rezulton se fillimisht ka qenë i plagosuri ai që ka goditur 17-vjeçarin, ndërsa ky i fundit më pas nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut.

Mësohet se 17-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa minuta më pas, kurse sot e ndaluan.