TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër persona janë marrë nën akuzë për kalim të paligjshëm të kufirit, pasi u kapën nga Policia e Korçës duke tentuar të hynin në Greqi ilegalisht dhe me dokumente të falsifikuara, ose ktheheshin nga Maqedonia e Veriut.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit njoftoi sot (5 shkurt) se referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” për dy prej tyre.
“S. M., 60 vjeç, dhe L. I., 64 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi gjatë verifikimeve në dalje të Shqipërisë në PKK Kapshticë, këtyre shtetasve iu konstatuan në pasaportat e tyre nga një vulë e shtetit grek, të dyshuara false”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” edhe për 2 të tjerë.
“A. R., 23 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë dhe V. N., 50 vjeç, banues në fshatin Luf, Pukë, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi”, sqaroi policia vendore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.