AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 13:06

'Balluku'/ Berisha: Rama meriton të kalbet burgjeve. Show-i më i turpshëm në historinë e drejtësisë! Kushtetuesja tregoi se nuk ka dinjitet e moral

'Balluku'/ Berisha: Rama meriton të kalbet burgjeve. Show-i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai meriton që të “kalbet” burgjeve me dekada të tëra për aferat korruptive, që sipas tij, ka kryer.

Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati komentoi edhe shtyrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut.

"Edhe ky fakt provon se Edi Rama, nuk do të pranojë kurrë të heqë imunitetin e Lubi Ballukut. Kjo vetëm e vetëm se dorëzon në atë moment edhe imunitetin e tij. Ai është i gatshëm që të mbrojë se i takon të dergjet e kalbet burgjeve ndoshta edhe për 30-40 vite për aferat e tij korruptive.

Qytetarët fjala juaj është guximi juaj dhe zemërimi juaj, asnjë shpresë tjetër nuk ka përveç guximit, revoltës e zemërimit ndaj kësaj organizate kriminale që nuk njeh ligje e as moral me vjedhjen e plaçkitjen tuaj. Kam besim se data 10 shkurt do të jetë triumfi i qytetarëve shqiptarë ndaj kësaj organizate kriminale. Fjala është e qytetarëve, drejtësia e patë se ku ka rënë.

Patë shoën më të turpshëm në historinë e drejtësisë shqiptare e botërore të GJK, se si njerëzit, të vendosur nga kushtetua në një nga pozicionet më të larta të shtetit, provojnë se janë të degraduar e degjeneruar në shkallë ekstreme në raport me ligjin e dinjitetin e tyre. Nuk kanë nder, dinjitet e as moral zyrtari. Janë një turp për vete, familjen dhe për një komb të tërë.”, tha ai.