AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 12:32

Nisin hetimet/ Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e tenderit për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen

Nisin hetimet/ Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen,. Organi i akuzës ka sekuestruar dosjen që Bashkia e Durrësit ka bërë për rehabilitimin e argjinaturës.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit ka nxjerrë vendimin për sekuestrimin e të gjitha provave materiale.

Më konkretisht është sekuestruar "dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim' për objektin.


Po ashtu është vendosur "sekuestrimi i dokumentacionit tekniko-ligjor i gjithë procedurës së lejes' për objektin.