TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

U nënshkrua këtë të mërkurë marrëveshja mes shoqërisë italiane "Ficantieri", një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.
Drejtori i KAYO, Ardi Veliu, në fjalën e tij tha se kjo marrëveshje do të ndihmojë në modernizimin e ushtrisë shqiptare.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u shpreh se falë këtij bashkëpunimi do të përfitojë ushtria por edhe ekonomia shqiptare. “Është një vlerë e shtuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për eksportin.
Nga ky bashkëpunim ka disa vlera strategjike. Shqipëria bëhet një bazë e re europiane e Ficantieri për anijet e vogla dhe të mesme”, tha ai.
“Rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier të ri. Është një kantier i fjalës së fundit të teknologjisë që do të zhvillohet në Vlorë. Jam i bindur që kjo shoqëri e re që do të krijohet do të jetë krenari për ne”.
Edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese.
Sipas Ramës, kjo ndërmarrje do të fokusohet në prodhimin e anijeve lundruese që do të shërbejnë jo vetëm për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, por edhe për ushtri të vendeve aleate. Projekti pritet të rrisë kapacitetet prodhuese dhe të forcojë bashkëpunimin ushtarak në rajon.
Kryeministri e cilësoi marrëveshjen si një mundësi të rëndësishme për të rinjtë, veçanërisht për nxënësit e shkollës Industriale të Vlorës.
Ai theksoi se ata do të jenë ndër të parët që do të përfshihen në programe të posaçme trajnimi, me synimin për t’u bërë pjesë e kësaj industrie të re në qytetin e tyre.
“Partneritet strategjik me qeverinë e Italisë. Kjo është një marrëveshja me Ficantieri për të krijuar një shoqëri të re për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese, që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtri të tjera për vendet aleate.
Kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë, për vajzat dhe djemtë e shkollës Industriale të Vlorës, të cilët do jenë të parët që do ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtimi formimi të përshtatur për të qenë nesër, pjesëmarrës të kësaj shoqëria të re ekselence në territorin e tyre, në qytetin e tyre.”, tha Rama.
