AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 12:14

Ja kush do të marrë drejtimin e OSHEE-së pas largimit të Ardian Çelës

Ja kush do të marrë drejtimin e OSHEE-së pas largimit të

Pas largimit të Ardian Çelës nga OSHEE, duke qenë se i përfundoi mandati, është emëruar drejtuesi i ri.

Enea Karakaçi do drejtojë grupin e shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.