AKTUALITET, 14 Korrik 2023, 11:09

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetaj, 117 deputetë votuan "PO" për heqjen e imunitetit

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetaj, 117 deputetë

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Nga 119 deputetë të pranishëm në sallë, 117 deputetë votuan Pro. Ndërkohë 3 deputetë kanë abstenuar.

Deputetët që abstenuan në kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit janë, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, dhe Agron Duka.

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

Seanca e posaçme nisi sot në orën 10:00, ku pas rreth një orë diskutimesh, u mbyll me votimin.

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetaj, 117 deputetë