AKTUALITET, 14 Korrik 2023, 10:49

Sot do të vendoset për arrestimin e ish-zv.kryeministrit/ Berisha: Në mungesë të Ahmetajt, të përgjigjet Rama (Ja reagimi i kreut të Qeverisë)

Sot do të vendoset për arrestimin e ish-zv.kryeministrit/ Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka propozuar sot në seancë që në mungesë të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama t’i përgjigjet pyetjeve.

Por teksa ai ka qenë duke folur, kryeministri është çuar nga vendi dhe është larguar nga seanca.

Në seancën e posaçme, ku parlamenti pritet të vendosë për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, Berisha tha se ai duhet të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të parlamentit, të drejtësisë dhe të qytetarëve.

“Në mungesë, për shkak të arratisë së zëvendës kryeministrit i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të parlamentit, të drejtësisë, të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’i përgjigjet bosi i tij Edi Rama”, tha Berisha.

Sot do të vendoset për arrestimin e ish-zv.kryeministrit/ Berisha:

Sot do të vendoset për arrestimin e ish-zv.kryeministrit/ Berisha: