TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

"Kujdesi shëndetësor është një detyrim moral për të gjithë". Kështu është shprehur Papa Françesku, ndërsa foli nga Selia e Shenjtë për situatën epidemiologjike.
Gjithashtu ai u ndal edhe tek keqinformimet që shpeshherë janë raportuar për vaksinën kundër Covid, duke u shprehur se informacionet e pabaza nuk duhet të merren në konsideratë.
Në fjalën e tij para ambasadorëve në Selinë e Shenjtë, ai tha: ‘Ndarjet ideologjike po i dekurajonin njerëzit që të vaksinoheshin. Shpesh njerëzit janë ndikuar nga ideologjia e momentit, mbështetur edhe tek informacione të pabaza’.
Ai bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.
"Vaksinat nuk janë mjet magjik shërimi, por sigurisht që ato përfaqësojnë zgjidhjen më të arsyeshme për parandalimin e sëmundjes’", ka thënë më tej Papa Françesku.