AKTUALITET, 10 Janar 2022, 18:26

Aksidentoi me makinë tre të mitur, arrestohet 23-vjeçar i shpallur në kërkim

Aksidentoi me makinë tre të mitur, arrestohet 23-vjeçar i

Një 23-vjeçar në Kukës i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia për aksidentimin e tre të miturve.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.L. Më datë 2 janar të këtij viti, ai ka aksidentuar tre të mitur me makinë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të spitalit të Kukësit, ku i riu humbi kontrollin e mjetit. Ai përplasi 3 të mitur të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.