TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është zgjedhur me shumicë votash zëvendëskryetari i ri i Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Në mbledhjen e zhvilluar sot në mesditë është zgjedhur në mënyrë unanime zv.kryetare e Apelit gjyqtarja Valdete Hoxha.
Njoftimi i gjykatës:
Sot, më datë 10.01.2022 ora 12:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Zëvëndëskryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. E pranishme në këtë mbledhje, ishte dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami.
Në përfundim të votimit, në mënyrë unanime zgjidhet Zv/Kryetare e Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjyqtare znj. Valdete Hoxha, me mandat trevjeçar.