TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy ditë pas protestës së thirrur nga grupi i rithemelimit në Partinë Demokratike me qëllim për të nxjerrë kryetarin e shkarkuar Lulzim Bashën nga zyra, në PD po tentohet rikthimi i normalitetit.
Mëngjesin e kësaj të hëne, punonjësit kanë nisur pastrimin e selisë blu. Në PD sot nuk ka asnjë aktivitet politik dhe të vetmit persona që ndodhen aty janë punonjës administratës dhe një kompani private që është kontraktuar nga PD për pastrimin e godinës. Brenda në seli ende ndihen materialet kimike që janë përdorur në protestës e ditës së shtunë.
I vetmi që është në seli është Gazment Bardhi, ndërsa kryetari i shkarkuar Lulzim Basha dhe politikanët e tjerë nuk kanë mbërritur ende.
Gjatë protestës së 8 janarit nuk munguan përplasjet. Qëllimi ishte që të ngjiteshin në katin e dytë, aty ku ndodhej Lulzim Basha, deputetë dhe përfaqësues të tjerë të PD.
Ndërkohë, që sot ka nisur pastrimi, duket se ditët e vështira nuk kanë përfunduar për PD-në. Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera, pa dhënë ende një datë.
Nga ana tjetër Lulzim Basha akuzon Berishën për sulmin ndaj selisë blu, duke e cilësuar 8 janarin si ditën e tij të fundit në politikë.



