AKTUALITET, 10 Janar 2022, 14:20

Basha rëndon akuzën ndaj Berishës: Nuk erdhi për godinën, erdhi për vrasje!

Basha rëndon akuzën ndaj Berishës: Nuk erdhi për

Lulzim Basha ka akuzuar sot Sali Berishën se në 8 Janar nuk pati për synim marrjen e godinës së PD-së, por për “vëllavrasje”.

Basha tha se dhuna ishte e një njeriu në panik dhe në dëshpërim, i shoqëruar nga kriminelë që kishin për synim të godisnin demokratët brenda në seli.

Deklaratat e Bashës në 'News 24' vijnë dy ditë pas protestës së të shtunës, ku Berisha kërkoi të merrte selinë e Partisë Demokratike, por u pengua nga ndërhyrja e forcave speciale.

“PD do të jetë më reflektuese, pas rrënojave të 8 Janarit” tha Basha, që nuk pranon të bëhet pjesë e një procesi zgjedhor që do t’i jepte fund konfliktit në PD.