AKTUALITET, 10 Janar 2022, 16:48

"Duhet diagnozë mjekësore"/ Bushati ironi me Bashën dhe Zhejin: Çmenduria ka arritur nivele superiore...

"Duhet diagnozë mjekësore"/ Bushati ironi me Bashën dhe

Lulzim Basha është shfaqur në një intervsitë në televizionin News24, televizion që ka treguar hapur mbështetjen për të, në luftën që po zhvillohet në PD. 

Gjatë intervistës, Basha foli për një bashkëpunim Berisha-Rama, kundër tij, çka solli një reagim mjaft ironik të gazetarit Andi Bushati. 

"Që këtu çmenduria ka arritur nivele superiore, nuk ka më dyshim. Por, kur Basha thotë se Berisha qe në koordinim me Ramën kur sukmoi PD dhe Zheji pohon me kokë... kjo kërkon diagnozë mjekësore!", shkruan Bushati. 

Kujtojmë se në 8 janar, Policia e Shtetit i erdhi në ndihmë Lulzim Bashës, pas kërkesës së tij dhe disa deputetëve për ndihmë, pak para se protestuesit që kishin shqyer dyert të depërtonin drejt zyrave në PD, për ta nxjerrë jashtë selisë. 

"Duhet diagnozë mjekësore"/ Bushati ironi me Bashën dhe