AKTUALITET, 15 Shtator 2023, 11:34

Ministri i Brendshëm grek, Johanis Ikonomu takon në qeli Fredi Belerin

Ministri i Brendshëm grek, Johanis Ikonomu takon në qeli Fredi Belerin

Ministri i Brendshëm grek, Johanis Ikonomu ka takuar në paraburgim krybashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ministri Ikonomu ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me Belerin.

Takimi vjen një ditë pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.

Beleri u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.