AKTUALITET, 15 Shtator 2023, 11:45

Zjarri në pallatin në Tiranë, Teliti: Dëmet mund të ishin evituar, kërkoj informacion nga Veliaj për këtë dosje

Zjarri në pallatin në Tiranë, Teliti: Dëmet mund të

Nënkryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të Koalicionit Bashkë Fitojmë, Dorjan Teliti i ka bërë thirrje ditën e sotme Kryebashkiakut të Tiranës që të ofrojë informacion lidhur me ngjarjen e të enjtes së 14 Shtatorit ku një pallat u shkrumbua nga zjarri, shkaku i të cilit ende nuk dihet.

Per Telitin, ajo që ndodhi dje është mjaft shqetësuese pasi vuri në dyshim edhe vetë ekzistencën e godinës së banimit.

Ai deklaroi se do të presë 10 ditë dhe çështjen do ta trajojë me ekspertët e fushës “për të zbardhur të vërtetën se kush janë faktorët e vërtetë të rënies së zjarrit.”

“Ajo që ndodhi dje për apartamente të tëra të shkruumbohen, gjë e cila sot ka vënë në dyshim edhe vetë ekzistencën e godiëns së banimit është diçka tejet shqetësues. Dje ishim dëshmitarë, që autobotet e zjarrfikëses pasi mbaroin ujin e tyre lëviznin nëpër Tiranë, drejt 21 e Zogut të Zi për t’u furnizuar me ujë.

Dhe kjo ka rritur edhe më tej kohën e nevojshme të zjarrfikëse për të fikur zjarrin duke shtuar akoma më shumë dëmet material në kurriz të familjarëve. Kjo është e papranueshme. Jam sot këtu për të kërkuar informacionin e plotë për të zbardhur të vërtetëtn

I bëj thirrje Erion Veliajt, të mos fshihet pas heimeve të tjera. Marrja e informacionit është e drerjtë e imja dhe e çdo qytetari dhe brenda 10 ditësh kanë detyrimin që të na japin këtë informacion.

Kështu që do presim dhe këtë informacion do ta trajtojmë me ekspertët më të mirë të fushës për të zbardhur të vërtetën se kush janë faktorët e vërtetë të rënies së zjarrit.”, tha Teliti.

Zjarri në pallatin në Tiranë, Teliti: Dëmet mund të